Basha i tronditur nga sulmet në Kongresin e SHBA, Veliaj: Hipokrizi, Lul shpresoj që të mos ta djegësh Tiranën më...

Basha i tronditur nga sulmet në Kongresin…

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kryedemokrati Lulzim Basha shprehej i tronditur nga ngjarjet më të fundit të ndodhura në SHBA, ku mbështetësit e Trump sulm ndërtesën e Kongresit Amerikan dhe ku pati 4 viktima dhe 52 të plagosur.

“Thellësisht i tronditur nga ngjarjet e natës së sotme në Uashington D.C Zgjedhjet demokratike, transferimi paqësor i pushtetit dhe sundimi i ligjit qëndrojnë në thelbin e demokracisë. Unë dhe bashkatdhetarët e mi kemi besim të patundur në forcën e demokracisë amerikane dhe institucionet e saj”, ka shkruan Basha në Tëitter.

Ky postim i orëve të vonave të së mërkurës, ka shkaktuar reagimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka ironizuar qëndrimin e kryedemokratit. Madje ai i cilëson si standard të dyfishtë këto qëndrime.

“Është hipokrizi të dënosh dhunën në Uashington dhe të inkurajosh sistematikisht dhunën në Tiranë sa herë humbet zgjedhjet.  Demokracia nuk ndërtohet me standarde të dyfishta Luli! Me shpresë këtë humbje të 5-të në 25 Prill e mbyll pa e djegur kryeqytetin!”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës.

burimi gazeta shqip
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit