“Basha ka shanse ndaj Ramës”/ Dashamir Shehi: Do ishte e pafalshme nëse Berisha do të ndërhynte në zgjedhjet e 25 prillit

“Basha ka shanse ndaj Ramës”/ Dashamir Shehi:…
Featured image of article: “Basha ka shanse ndaj Ramës”/  Dashamir Shehi: Do ishte e pafalshme nëse Berisha do të ndërhynte në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, teksa ka folur në lidhje me marrëveshjen e firmosur me kryedemokratin Lulzim Basham ka dhënë edhe një mesazh për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë për ‘ReportTv’ ai ka thënë se do ishte e pafalshme nëse Berisha do të ndërhynte në çështjen e opozitës. Ndër të tjera ai ka thënë se zgjedhjet e 25 prillit janë një shans për Kryedemokratin Lulzim Basha.

“Në këtë çështje Berisha nuk është ngatërruar. Do ishte e pafalshme për z. Berisha të ndërhynte në këtë moment. Ndaj nuk besoj s ngatërrohet në këtë lloj teme. Unë do të dëshiroja të merrte rolin e të urtit. Unë mendoj se i duhet parlamentit z. Berisha, qoftë edhe për memorien politike. Atë do ta gjykojë historia. Gjykoj se mund të luajë një rol ende nëse shkon drejt një pozicioni të urtë. Ka ardhur koha për një shef të ri. Vendimet duhet të jenë edhe më kolegjiale. Pushtetin ta kalojmë nga personat te institucionet që fatkeqësisht për 30 vite kjo nuk është bërë. Ky është një shans i madh për z. Basha”, tha ndër të tjera, Dashamir Shehi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit