Basha kërkoi ndihmën e Ramës, RENEA ndërhyn në protestë

Basha kërkoi ndihmën e Ramës, RENEA ndërhyn…

Në selinë e PD-së aty ku situata ka agravuar dhe protestuesit janë sulmuar nga gurët dhe gazi lotsjellës, ka ndërhyrë policia. Kjo e fundit ka shpërndarë turmën e protestuesve dhe kjo pas kërkesës për ndihmë që PD i bëri Ramës.

PD:

Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese! I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!

Policia e Shtetit

Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se: Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës. Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit