Basha kujtohet për situatën në Kosovë: Detyra e Shqipërisë s’është të heshtë

Basha kujtohet për situatën në Kosovë: Detyra…

Pas shumë ditësh, që nga momenti që ka nisur kriza mes Kosovës dhe Serbisë,  kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar dhe është shprehur i shqetësuar në lidhje me situatën.

Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale shpreh mbështetjen e plotë për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate.

Ndër të tjera Basha shkruan se është detyrë e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që mos të heshtë, port ë ndihmojë në zgjidhjen e problemit.

“Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendimit të drejtë dhe legjitim të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit.

Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate.

Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit” shkruan Basha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit