Basha: Me mua kryeministër, të ardhurat e shtresës së mesme do të jenë...

Basha: Me mua kryeministër, të ardhurat e…

Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike ka dy qëllime kryesore; të krijojë një shtresë të mesme si dhe institucionet që t’i takojnë qytetarëve shqiptarë.

Basha tha se aktualisht vetëm 20 mijë individë në Shqipëri i plotësojnë kushtet ekonomike për të qenë shtresë e mesme.

“Dy janë qëllimet kryesore të programit tonë politik: të krijojmë një shtesë të mesme të shqiptarëve dhe institucionet tu takojnë qytetarëve. Shtresë e mesme janë ata që kanë 1 milion lekë të vjetra të ardhura në muaj. Me këtë pavarësi financiare që kanë të vetëpunësuarit përbëjnë në çdo shoqëri motorin e zhvillimit”.Lulzim Basha sonte në Opinion! - Tv Klan

“Ne kemi një shtresë të mesme pothuajse hije. Mbi 25 mijë persona kanë deklaruar paga mbi 1 milion të vjetra. 10 apo 15 veta janë deklaruar milionerë dhe multimiliarderë. Në vlerësimin ekonomik, shtresë e mesme në Shqipëri janë ata individë që kanë mbi 1 milion lekë të ardhura në muaj. Me këtë pavarësi financiare shtresa e mesme përbën lokolmotivën e zhvillimit të një vendi”.

“Shtresa e mesme është garancia e demokracisë. Sa shqiptarë janë sot mbi 1 milion lekë? Vetëm 20 mijë shqiptarë kanë paga mbi 1 milion. që do të thotë se sistemi ka déshtuar. Kemi 900 mijë të varfér dhe disa njerëz që janë multi miliarderë. Lígji i shtresës së mesme është se shtresa e mesme ndihmon vetveten që të shumëfishohet.”, tha Basha.Lulzim Basha sonte në "Opinion" - Tv Klan

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit