Basha ndjek live në “Facebook” fjalimin e Berishës

Basha ndjek live në “Facebook” fjalimin e…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij te monumenti i Azem Hajdarit në Qytetin Studenti. Në fjalën e tij, Berisha kujtoi 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, teksa nderoi figurën e Hajdarit. Ndërkohë në këtë ditë të rëndësishme, PD është gjetur e ndarë në dy kampe dhe me tensione brenda partisë. Themi kështu pasi Basha sot zhvilloi një ceremoni përkujtimore me studentët të viteve 90′, ndërsa lideri historik Sali Berisha, bëri homazhe në monumentin e Azem Hajdarit. Por ajo që bëri përshtypje, ishte se Basha ndoqi çdo lëvizje të Berishës në fjalimin e tij. Lulzim Basha, është shfaqur duke ndjekur fjalimin e ish-kryeministrit Berisha në “Facebook”, ndërsa përshtypje bën fakti që Basha ende shikon me vëmendje fjalimet e Berishës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit