Basha: Në 7 vitet e qeverisjes Rama u zhdukën 7 mld euro!

Basha: Në 7 vitet e qeverisjes Rama…

Kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me studentë, tha se vendimet e Parlamentit favorizojnë 4 apo 5 persona, ndërsa mbi 2 mld euro kanë shkuar për kontratat e 10 apo 12 oligarkëve. Sipas tij, kjo është arsyeja pse është thelluar hendeku mes një grushti personash me shqiptarëve.

Basha tha se në fillimin e pandemisë, PD kërkoi dyfishimin e ndihmës ekonomike, gjë që u refuzua nga Qeveria Rama. Ai shtoi se tashmë duhet një regjistër i përditësuar i familjeve në nevojë, ndërsa shtoi se zgjidhja afatgjatë për pabarazinë, është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit.

“Më 25 prill duhet ndryshim, jo rotacion. Ndryshimi në ekonomi nis me anullimin e koncensioneve. Ndryshimi në ekonomi është taksa e sheshtë 9 %, ulje e çmimit të energjisë dhe karburantit”, tha Basha, ndërsa premtoi luftë ndaj monopoleve dhe oligarkisë.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit