Basha përjashtoi Berishën, reagon ambasada e SHBA-së: Meriton respekt

Basha përjashtoi Berishën, reagon ambasada e SHBA-së:…

Ambasada amerikane në Tiranë, e përfaqësuar nga Yuri Kim, ka përshëndetur vendimin e vështirë të Lulzim Bashës, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, pas vendimit amerikan për ta shpallur non grata. Në reagimin e ambasadës thuhet se PD ka kurajon që të ndahet nga e shkuara dhe për të vazhduar përpara në një marrëdhënie veçanërisht të ngushtë me SHBA-të.

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Lulzim Basha e shpalli pasditen e djeshme vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD-së, pas disa javësh presioni publik dhe ndërkombëtar që lideri historik i demokratëve të ndahej nga partia, pas shpalljes së tij non grata nga DASH.

Ishte vetë ambasadorja Kim ajo që i kërkoi Bashës që të distancohej nga Berisha, në të kundërt PD do të hante bar për hir të një politikani të konsumuar. Basha mori gjithë kohën e nevojshme për marrjen e vendimit përfundimitar, pak orë para seancës së sotme në Kuvend, ndërkohë që Berisha nga ana e tij ka paralajmërur një lëvizje të re politike.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse deputetë që u shprehën kundër përjashtimit të tij do ti bashkohen për krijimin e një grupi të ri parlamentar në Kuvend, apo Basha do të mund të arrijë të mbajë të bashkuar të tijët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit