Basha porosi Kryesisë për zgjedhjet e 25 Prillit: Përdorni masivisht rrjetet sociale për të shpërndarë mesazhet tek qytetarët

Basha porosi Kryesisë për zgjedhjet e 25…

Rrjetet sociale do të jenë një instrument i domosdoshëm në dorën e demokratëve në këto muaj që kanë mbetur para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, për të komunikuar me qytetarët.

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuar ditën e djeshme me një mesazh anëtarëve të Kryesisë së PD-së dhe krerëve të degëve, të cilët i porosit të përdorin rrjetet sociale, si një mjet i rëndësishëm për shpërndarjen e mesazheve tek qytetarët.

Kjo, sipas Bashës, është e diktuar nga kushtet që ndikon pandemia, por edhe “diktatit që pushteti ka mbi shumë media”.

Në funksion të përcjelljes së mesazhit tek sa më shumë qytetarëve, Basha kërkon nga anëtarët e Kryesisë dhe krerët e degëve të partisë që të bashkëpunojnë dhe të shpërndajnë në profilet e tyre postimet e PD, veçanërisht në Facebook.

 

/tpz/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit