'Basha, Rama, Meta, janë një!'/ Avokati Goxhaj: Mashtrimi me 'PLANdeminë' vijon sipas skenarit...

‘Basha, Rama, Meta, janë një!’/ Avokati Goxhaj:…

Pasi ka dekonspiruar lidhjet e Ramës dhe “Rilindjes” me filantropin Soros dhe skenarin e tij për rënimin e Shqipërisë, tani po i “çjerr maskën” edhe Lulzxim Bashës.

Si opozita ashtu edhe qeveria, kërkojnë që me votën e popullit të mbajnë pushtetin dhe jo të qeverisin për ta.

Avokati i njohur Altin Goxhaj, përfaqësues ligjor i “Lëvizja për Shqipërinë”, ka theksuar edhe një herë se, partitë kryesore, PD-ja, PS-ja dhe LSI-ja, janë një.

Sipas tij, të tria “dakord” për vendosjen e “plandemisë” dhe instalimin e diktaturës në Shqipëri.

Goxhaj shprehet se, kjo mbështetje vjen nga Sorosi.

Sipas tij, opozita “ashiqare” fare, duket se, përkrah çdo gjë lidhur me pandeminë e koronavirusit në Shqipëri, duke mos bërë asnjë investigim.

Sipas avokatit, e gjitha kjo ka nevojë për një opozitë të re, sovraniste patriotike, ashtu siç është Koalicioni për Shqipërinë.

Ja postimi i plotë në Facebook i Avokatit Altin Goxhajt:

PS+PD+LSI=SOROS JANË BASHKË NË MASHTRIMIN E PLANDEMISË & INSTALIMIN E E-DIKTATURËS GLOBALISTE TË COVID19(84)

NDAJ SHQIPTARËVE U DUHET NJË OPOZITË SOVRANISTE PATRIOTIKE:

Koalicioni Për Shqipërinë

Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu

Kur ne themi se PS+PD+LSI janë bashkë në Mashtrimin e PLANdemisë & vendosjen e e-Diktaturës së Covid19(84) e faktojmë edhe me akuzat që Opozita i bën Qeverisë që gjoja po bëhet nami nga gripi i Covidit!

Kështu veproi kjo mender Opozite edhe në shpikjen e valës së Qershorit me qëllim izolimin e Shqipërisë nga Europa.

Heshtja e Opozitës për të mos denoncuar rastet e vdekjeve gjoja nga Covidi dhe mos monitorimi i spitalit infektiv nga mjekët e Opozitës por bërja temena e OBSH mjafton për të kuptuar se PS+PD+LSI janë bashkë kundër popullit në lojën lokale të lojës globale të PLANdemisë!

Veç idiotët mund të shpresojnë se kjo mender Opozite do jetë në krah të interesit publik dhe jo vegël në duart e Sorosit në Axhendën Soros për Rrënimin Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë.

Ata që thonë se opozita nuk mund ti dalë dot kundër OBSH dhe Establishmentit Global i kujtojmë se kur ju nuk prisni që kjo Opozitë të jetë në krah të Popullit do të thotë që ka ardhur koha për një Opozitë të Re Sovraniste Patriotike dhe se kjo do të bashkojë shqiptarët e lirë dhe patriotë ndërsa te Opozita Kuislinge që përdoret nga OBSH & SOROS në favor të PLANdemisë do mbeten skllevërit dhe mercenarët e gavetës njësoj si shërbëtorët e Rilindjes.

Në një kuptim a tjetër vetë Opozita Kuislinge e Establishmentit do të shërbejë si filtër për të mbajtur të pastër Opozitën e Re Sovraniste Patriotike nga mercenarët me gavetë në dorë dhe lugë në brez.

Besoj se e kuptoni se Opozita e Re Sovraniste Patriotike është Koalicioni Për Shqipërinë një bashkim i ri politik qytetar i patriotëve (të angazhuar apo organizuar apo jo deri tani) për të shpëtuar Shqipërinë ?”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit