Basha thirrje Ramës: Zbato planin tonë me 5 pika, Rama i përgjigjet me ironi

Basha thirrje Ramës: Zbato planin tonë me…

Kryedemokrati Lulzim Basha i ndodhur sot në Durrës, ku zhvilloi takime me bizneset e vogla për të parë nga afër situatën ku ndodhen, apeloi edhe njëherë për implementimin e planit të tij me 5 pika nga qeveria Rama me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë në kohën e krízës së Covid 19.

“Ftesa që kam sot për qeverinë: Jepini fund lojërave dhe propàgàndës, merrni planin tonë me 5 pika dhe fillojeni e zbàtojeni! Siguroni mbrojtjen ndaj pandemisë se po shtohen rastet, mbrojtje mjékëve dhe infermierëve, jepini pagën dhe rimbursim të sémuréve se siç më tha një infermiere një i sémuré me Covid 19 harxhon vetëm për barnat 60 mijë lekë, ndërsa nëse merr edhe oksigjen shkon deri në 12 mijë lekë të reja. Jepni 1 mijë euro për mjékët dhe 500 euro për infermierët.

Hapa e shkollave e ka rritur mundësinë për përhàpjen e vírusit, të merren màsa për furnízimin me ujë në shkolla, màska higjienizues duhet të jenë falas.

Shqetésimi kryesor që më shprehën bizneset ishte rënia e konsumit, xhepat e qytetarëve janë bosh, kursimet kanë shteruar, ndaj i ftoj të marrin masa, kush ka hùmbur punën të marrë pàgesë prej 160 mijë lekësh për 6 muaj, për të ripunësuarit biznesi duhet të marrë mbéshtétje 200 mijë lekë. Biznesi i vogël të marrë një cek prej 1 mijë euro për 6 muajt e ardhshëm. Plani ynë me 5 pika është kundër krízës dhe duhet të nisë zbàtimim menjëherë. Cdo ditë që qeveria e vonon rëndon gjendjen e shqiptarëve, iu shtrëngon lakun në fyt shqiptarëve”,- tha Basha.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama i përgjigjet kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i bëri thirrje sot nga Durrësi të nisë zbatimin e planit me 5 pika të PD për nxjerrjen e vendit nga kríza e théllë e pandemisë së koronavírusit.

Rama shkruan me ironi në ‘Twitter’ se programi i Bashës është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, ndërsa shton se Basha është pasagjeri VIP.

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkàrkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruan Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit