Për Lulzim Bashën, kreun e PD që ka vulën dhe logon por jo elektoratin, Shqipëria nuk vuan nga shpopullimi.
Ndonëse prej më shumë se 4 apo 5 vite, të rinjtë, por jo vetëm, që duan të largohen nga vendi janë në numër të madh, për Bashën kjo gjë nuk është e vërtetë.
Gjithë forca e punës që po largohet pasi nuk po gjen më siguri Shqipëri, sipas Lulit, thjesht kanë shkuar për të eksploruara botën dhe Europën.
Këtë deklaratë ai e ka bërë në një takim me të rinjtë në Vlorë, teksa në mënyrë indirekte, u sugjeron edhe atyre largimin nga vendi, për të marrë më shumë dije në arsim dhe profesione. E më pas të rikthehen në Shqipëri.
“Po i’a kaloj telefonin takimit më të bukur sot në Vlorën e Pavarësisë, shpresës së Shqipërisë, rinisë, rinisë vlonjate. Nuk duhet të trembemi, nga fakti që një pjesë e rinisë do të eksplorojë botën, do të eksplorojë Evropën. Ne për këtë ditë kemi luftuar.
Puna është a i krijojmë dot kushtet pasi të kenë eksploruar, pasi të kenë marrë provojën e tyre, të punës apo arsimore, apo një kualifikim. Ta gjejnë prapë veten në Vlorë, në Shqipëri”, tha Basha në fjalën e tij.
Por kjo deklaratë e Bashës ngre më shumë pikëpyetje, nëse ai po përfaqëson opozitën apo mazhorancën, pasi një lloj deklarate e tillë është artikuluar shpesh nga socialistët.
Por që pas marrëveshjes që Basha bëri me Ramën në vitin 2017 me dyer të mbyllura, mes deklaratave të tyre tashmë nuk ka ndryshim.

Basha herë pas here nga kolegët e tij është akuzuar edhe si patericë e Edi Ramës, për ta mbajtur këtë të fundit në pushtet. E faktete dhe veprimet e vërtetojnë një gjë të tillë.
Me dirigjim të Lulzim Bashës, opozita dogji mandatet, duke bërë që PS ta kishte më të lehtë të miratonte të gjitha ligjet vetë. Duke mos u mjaftuar me këtë, opozita braktisi në vitin 2019 zgjedhjet vendore, duke i dorëzuar në tavolinë të 61 bashkitë Ramës.
Por të gjitha këto veprime janë shpërblyer nga Rama. Gjatë pandemisë, Basha përfitoi kulla dhe metra katro ndërtimi me firmën e socialistëve. Kreu i PD pa elektorat, por me vulë e logo, i ka lënë pushtetin Ramës duke braktisur opozitën dhe e ka ndarë në fraksione. Opozita sot, ndodhet në kushtet më të këqija për të riardhur në pushtet, duke u katandisur si mos më keq, e duke i lënë demokratët prej më shumë se 10 vite pa përfaqësim e mbështetje.