Basha sulmon qeverinë: Nga vendi duhet të largohet Rama, jo të rinjtë

Basha sulmon qeverinë: Nga vendi duhet të…

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë një krahasim të Shqipërisë me dy vendet e rajonit, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut sa i përket largimit të të rinjve dhe investimeve gjermane.

Basha thotë se për çdo të ri që largohet nga Serbia, në Shqipëri numërohen 12. Kurse sa i përket investimeve gjermane, në Maqedoni kapin vlerën e 3 miliarëd eurove kurse në Shqipëri 300 milionë.

Sipas tij përgjegjës është Edi Rama dhe ndreqja e problemit fillon me largimin e tij më 25 prill.

Postimi i plotë:

Për çdo të ri që largohet nga Serbia, largohen 12 të rinj nga Shqipëria. 3 miliardë euro investime gjermane në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë në Shqipëri. Ka një përgjegjës dhe ndreqja e problemit fillon me largimin e këtij përgjegjësi më 25 prill. #SHQIPERIAFITON

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit