Basha: Do të ulim çmimin e naftës për fermerët

Basha: Do të ulim çmimin e naftës…

Fermerët shqiptarë vuajnë prej 7 vitesh tashmë prej braktisjes së qeverisë, kostove të rritura dhe mungesën e infrastrukturës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Zall Bastar, një zonë me rreth 5000 banorë ku pjesa më e madhe e tyre merren me bujqësi. 

Problematikat e fermerëve të zonës ishin të shumta. Një pjese e mirë e tyre iu ankuan zotit Basha se qeveria nuk kishte bërë asgjë për të siguruar infrastrukturën rrugore.

“Ka 30 vjet ne këtu që vuajmë për një urë këtu edhe s’na e ka bërë asnjeri deri më sot. Janë 300 e ca familje, 400 familje këtej sI bënë njëri”, – ankohen banorët e një prej lagjeve kryesore të Zall Bastarit të cilët vetëm kalimin përmes lumit kanë si rrugë të vetme për të nxjerrë prodhimet në treg por edhe kur kanë nevoja shëndetësore. 

Problematika e ngjashme është edhe për banorët e fshatit Vilëz të cilët urën e kanë por në urë nuk kalojnë dot./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit