Basha 'zbarkon' në Gjykatën e Posaçme, zbulohet arsyeja

Basha ‘zbarkon’ në Gjykatën e Posaçme, zbulohet…

Basha ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku do të shqyrtohet padia për shpifje që ai ka bërë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se seanca është shtyrë për shkak se Veliaj nuk ka qenë i pranishëm, dhe kreu i PD-së ka kërkuar ballafaqim me të.

Basha e ka paditur Veliajn për shpifje, sa i takon akuzave që kryebashkiaku bëri për çështjen e Unazës së Madhe, ku tha se kreu i PD-së ka marrë një benz luksoz, nga një prej kompanive të përfshira në garë.

Ishte Gjykata e Lartë ajo që vendosi që padia për shpifje ndaj Veliajt të hetohej nga Gjykata e Posaçme, dhe jo nga Gjykata e Tiranës.

Të gjitha akuzat për shpifje të cilat bëhen për zyrtarët e lartë do të hetohen nga SPAK dhe do të gjykohen nga GJKKO.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2020 PD paditi Velian në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit