Diktatori sirian Bashar al-Assad u detyrua të arratisej pasi rebelët morën kontrollin e plotë të Damaskut pas një kryengritjeje historike, duke përmbyllur një luftë civile 14-vjeçare. Megjithatë, edhe pse Assad dhe familja e tij humbën pushtetin në Siri, ata gjetën azil politik në Moskë, ku duket se jetojnë një jetë luksoze. Departamenti amerikan i shtetit vlerëson se familja zotëron një pasuri prej 2 miliardë dollarësh, e shpërndarë në llogari bankare, kompani “guska”, parajsa fiskale dhe pasuri të paluajtshme.

Në Moskë, familja Assad thuhet se zotëron të paktën 18 apartamente luksoze në kompleksin “City of Capitals”, i cili ndodhet në një nga lagjet më të pasura të qytetit.

Ky kompleks, me dy kulla, ka qenë shtëpia e disa prej biznesmenëve më të pasur të Rusisë, ministrive qeveritare dhe kompanive shumëkombëshe. Deri në vitin 2012, kjo ndërtesë ishte ndërtesa më e lartë në Evropë, para se të zbuloheshin Shard-i në Londër.

Familja Assad ka lidhje të ngushta me Moskën, pasi djali i madh i familjes ka studiuar dhe jetuar atje për disa vite. Mëngjesin e sotëm, mediat ruse raportuan se familjes i është ofruar azil politik me urdhër të presidentit Vladimir Putin, një aleat dhe mik i vjetër i Bashar al-Assad.