Bashën e zë syri i keq, i ikin dritat në takimin me korçarët

Bashën e zë syri i keq, i…

Problemet me energjinë elektrike kanë qenë të shumta kohët e fundit, të ndikuara edhe nga moti i ftohtë e i acartë. Kështu duket se ka ndodhur edhe në qytetin jug-lindor të Korçës i cili së fundmi ka pasur probleme të theksuara.

Mbrëmjen e sotme, këtë vend e ka vizituar vetë kryedemokrati Lulzim Basha.

Në kohën që Korça u përfshi nga një errësirë totale, Basha me mbështetësit e tij po bënte xhiro në pedonalen e qytetit. Ndodhur në kushte errësire, duket se kryedemokrati e gjeti menjëherë zgjidhjen, ai u detyrua të hyjë në një nga baret e këtij qyteti, teksa po priste ardhjen e energjisë elektrike.

Përmendim që ditën e sotme, kryetari i opozitës zhvilloi një takim me demokratët e këtij qyteti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit