Bashkë me ortakun e tij trafikonin drogë. arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali

Bashkë me ortakun e tij trafikonin drogë.…

Një biznesmen shqiptar dhe një italian kanë rënë së fundmi në prangat e policisë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin lëndë narkotike. Të dy personat ishin pronarë të një kompanie ndërtimi. Gjatë operacionit, policia italiane sekuestroi një sasi droge, e cila nëse shitet në treg, do të kapte vlerën e mbi 300 mijë eurove.

Shqiptari i arrestuar është Dorian Resili, kurse italiani i prangosur me të është Andrea Giustetti, 50 vjeç.

Lënda narkotike ishte fshehur në një kuti në një garazh, kurse janë gjetur edhe copa letrash. Policia po verifikon nëse në letra ka mesazhe të rëndësishme, për të zbuluar më shumë rreth operacionit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit