Bashkë me shokët mbajti peng të renë në Astir, Skerdi Sina lëvizte me patentë false

Bashkë me shokët mbajti peng të renë…

I riu në foto është 29-vjeçari, Skerdi Sina, i cili u kap ditën e djeshme pas një ndjekje si nëpër filma. Në zonën e “Vasil Shantos”, rreth orës 16:30, Forcat “Shqiponja” i kërkuan ndalimin një automjeti tip “Audi Q8”, pasi kishin dyshime se personat në të ishin të armatosur.

Sina nuk iu bind urdhrit, u largua me shpejtësi dhe përplasi tre automjete. Pas kësaj ai dhe pasagjeri braktisën makinën në rrugën “Moskat” ku dhe hodhën një armë zjarri në rrugë. Përveç një krehër arme tip Glock, me fishekë, iu gjet edhe një patentë me foton e tij, por me identitet dhe të dhëna të rreme.

Leja e drejtimit ishte me identitetin Almo Aliaj dhe dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga kontrolli kur dy të rinjtë braktisën makinën “Audi Q8”, u gjet një sasi e vogël kanabisi dhe disa celularë, që do të ekzaminohen.

Skerdi Sina, një i ri me origjinë nga Tepelena, ishte në kërkim për ngjarjen e mistershme në zonën e Astirit. Ngjarja ndodhi më 9 janar në kryeqytet. Ai ishte në mesin e 5 djemve që kyçën në një apartament të marrë me qira, një vajzë 21-vjeçare pasi kishin pirë gjithë natën lëndë narkotike dhe alkool.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit