Bashkëpunëtori u kap, por autori ende në kërkim/ Policia greke kontroll në banesën e shqiptarit, që dyshohet se ekzekutoi 27-vjeçarin. Ja çfarë u sekuestrua

Bashkëpunëtori u kap, por autori ende në…

Policia greke ka ushtruar sot kontroll në banesën e shqiptarit, i cili dyshohet si autor i vrasjes së të riut, Mario Metaj, dy ditë më parë në Patra, të Greqisë.

Mediat greke njoftojnë se si pasojë e kontrollit në banesë, policia gjeti dhe konfiskoi një pistoletë e mbushur me pesë fishekë, 37.28 gram kanabis, një peshore elektronike precize, gjashtë telefona celularë dhe 205 euro.

Ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim, autoritetet greke kanë arrestuar një nga bashkëpunëtorët e autorit të vrasjes së Mario Metajt.

Ai është një shtetas shqiptar, i cili sipas dëshmive të siguruara nga autoritetet, nxiti autorin e vrasjes që të qëllojë në grupin e personave ku bënte pjesë edhe viktima.

Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe konfiskoi dy predha 9 mm, të cilat do të dërgohen në Drejtorinë e Hetimeve Kriminologjike për ekzaminim laboratorik.

PLAGOSJA

27-vjeçari ishte plagosur me pesë plumba, ku një prej tyre e kishte kapur në kokë, në pjesën pranë veshit. Fillimisht ai u deklarua në gjendje kritike dhe mjekët në spitalin ku ishte shtruar e trajtonin klinikisht të vdekur, por fatkeqësisht i riu nuk i mbijetori do tplagëve të marra.

SI NDODHI KRIMI

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 25 janarit, rreth orës 6 pasdite, me orën shqiptare 5, dhe gjithçka nisi kur në 2 automjete, po hipnin disa persona. Të dy automjetet po drejtoheshin drejt Patras dhe në të njëjtën kohë, ndaluan në Kryqëzimin Kourtesis.

Më pas pasagjerët zbresin nga të 2 automjetet dhe nis një përplasje e ashpër mes tyre. Në një moment dëgjohen edhe të shtëna, si dhe përdoret një mjet i mprehtë, thikë. Si rezultat i të shtënave, 27-vjeçari shqiptar, mbeti i plagosur rende.

Shqiptari i plagosur me pesë plumba u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patras, ku me pas ndërroi jete.

DYSHIMET PER NGJARJEN

Paraprakisht dyshohet se njerëzit që e njihnin shqiptarin, i përkisnin një grupi që merrej me menaxhimin e klubeve të natës. Ata u shfaqën edhe në spitalin ku i plagosuri rëndë u transportua. Dyshohet se autorët mund të jenë po shqiptarë, ndërsa motivi i ngjarjes së rëndë po hetohet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit