Bashkëshorti e dhunoi dhe e kërcënoi, 46-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

Bashkëshorti e dhunoi dhe e kërcënoi, 46-vjeçarja…

Policia ka arrestuar shtetasin I.XH 57 vjeç. Ky i fundit akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe më pas ka kërcënuar gruan e tij e cila më pas ka tentuar dhe vetëvrasjen, duke pirë ilaçe. Bashkëshortja e të arrestuarit, shtetasja G.L ka tentuar t’i japë fund jetës pas presionit dhe dhunës së ushtruar nga burri i saj.

Njoftimi i Policisë:


Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Xh., 57 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe G. L., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Si pasojë e dhunës së ushtruar, bashkëshortja e shtetasit G. L., ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit