Bashkëshorti vret gruan dhe burrin që e shoqëronte në restorant

Bashkëshorti vret gruan dhe burrin që e…

Nuk kanë fund sulmet me armë zjarri në SHBA. Së fundmi mediat amerikane kanë raportuar për një vrasje me armë të ndodhur brenda një restoranti në Kaliforni. Në pamjet e publikuar duket momenti kur një person i armatosur vrau gruan e tij dhe një burrë tjetër brenda restorantit. Video tregon burrin e identifikuar si Jing Yixin, 38 -vjeç duke ecur brenda në restorant dhe nxjerr një armë nga një qese letre dhe duke e drejtuar atë drejt burrit me të cilin ishte ulur gruaja e tij. Yixin hap zjarr, duke goditur burrin disa herë ndërsa gruaja e tij përpiqet ta ndalojë deri sa burri i saj zbraz armën mbi të. Autori më pas mbush armën sërish dhe qëllon përsëri ndaj viktimave dhe më pas largohet.

Ai dhe gruaja e tij e vrarë kanë dy vajza, të moshave 9 dhe 12, ndërsa detektivët e vrasjeve, me ndihmën e oficerëve të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA ndaluan të dyshuarin në kufirin meksikan. Por ende nuk ka informacione mbi motivin e sulmit të tij.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit