Bashkëshortja e John Travolta-s ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare

Bashkëshortja e John Travolta-s ndahet nga jeta…

Bashkëshortja e aktorit të famshëm, John Travolta-s, Kelly Preston është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare. Një përfaqësues i familjes e konfirmoi lajmin për People, duke thënë:

“Mëngjesin e 12 korrikut të 2020-ës, Kelly Preston, një bashkëshorte dhe nënë e dashur, ndërroi jetë pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.

Kishte zgjedhur ta mbante këtë luftë sekrete dhe prej disa kohësh po u nënshtrohej trajtimeve, e mbështetur nga familja dhe miqtë e ngushtë.

Ajo kishte një shpirt të madh dhe të bukur dhe kujdesej shumë për të tjerët.  Familja e saj kërkon mirëkuptimin tuaj për nevojën për privatësi në këtë periudhë.”

Travolta dhe Preston kanë bashkë dy fëmijë; Ella, 20 vjeç dhe Benjamin, 9 vjeç. Ndërsa djali i tyre Jett u nda nga jeta në moshën 16-vjeçare, në janar të 2009-ës.

Në shtator, çifti festoi 28-vjetorin e martesës së tyre.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit