
Banorët e disa lagjeve në bashkinë Dimal, përfshirë Gurin e Bardhë, Ura Vajgurore, Poshnjen dhe zona përreth, po përballen me mungesë totale të ujit të pijshëm prej më shumë se 24 deri në 72 orë.
Pavarësisht ankesave të përsëritura në institucionet përkatëse, furnizimi nuk është rikthyer dhe asnjë zgjidhje konkrete nuk është dhënë nga autoritetet lokale.
“Kemi 3 ditë pa pikë uji në shtëpi. Na thonë vetëm ‘pritni’, por sa të presim? Një javë? Një muaj? Kjo është tallje,” – shprehen qytetarët e revoltuar përmes denoncimeve në rrjetet sociale.
Përveç mungesës së furnizimit, banorët raportojnë edhe indiferentizëm nga ana e kryetares së bashkisë, Juliana Memaj. Ata thonë se kryetarja poston video në TikTok duke kërcyer dhe u marrë me fushatën elektorale, ndërkohë që banorët vuajnë për ujë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia Dimal dhe institucionet përkatëse, si dhe transparencë mbi arsyet e kësaj ndërprerjeje, që po prek jetesën dhe shëndetin e dhjetëra familjeve.
Denoncimi i banorëve:
Pershendetje dua te bej nje denocim,, kemi 2-3 dite pa uje lagje guri bardh ure vajgurore dimal poshnje!!! Se kane rregulluar as mbas ankesave thone vetem prit do ta rregullojm sa do presim 1 muaj. Kryetarja e bashkise kercen ne TikTok me rojet, ne vuajme per uje. Skemi as ku te lahemi