“Bashkia do vazhdojë të investojë”, Voltana Ademi jep garanci për vazhdimësinë e Vllaznisë: Kundër Tiranës pashë një skuadër që ka stabilitet.

“Bashkia do vazhdojë të investojë”, Voltana Ademi…
Askush veç Vllaznisë nuk ka stabilitet dhe si rezultat, shkodranët janë të vetmit të shkëputur në renditje, ndërsa të tjerët këmbejnë vendet çdo javë
Featured image of article: “Bashkia do vazhdojë të investojë”, Voltana Ademi jep garanci për vazhdimësinë e Vllaznisë: Kundër Tiranës pashë një skuadër që…

Superiorja mbyll vitin 2020 me një javë të denjë për atë që kishte prodhuar kampionati deri tani. Askush veç Vllaznisë nuk ka stabilitet dhe si rezultat, shkodranët janë të vetmit të shkëputur në renditje, ndërsa të tjerët këmbejnë vendet çdo javë. Kundër Tiranës në “Selman Stërmasi”, shkodranët e mbyllën me një barazim 1-1. Në përfundim të ndeshjes ka folur edhe Voltana Ademi. Kryebashkiakja e Shkodrës në një komunikim për mediat u shpreh:

“Ndeshja ishte shumë e mirë. Unë pashë një ekip që lufton dhe vazhdon të bëjë një lojë që të emocionon dhe ne lëvizim nga vendi çdo 30 sekonda. Sidomos pjesa e dytë, ishte shumë emocionuese. Unë jam shumë e kënaqur. Është lojë, është futboll këtë e dimë. Kishim shumë raste, sidomos pjesën e dytë mendoj kemi bërë një lojë shumë të mirë”, u shpreh Ademi.

Vllaznia tani është kandidatja kryesore për titullin kampion dhe është skuadra për t’u mundur. Voltana Ademi e cila konsiderohet edhe si presidentja e skuadrës,shprehet se bashkia që ajo drejton do të vazhdojë të financojë skuadrën.

Do vazhdojmë financimin. Financim që nuk është ulur krahasuar me buxhetin e shkuara kur bëhet fjalë për pjesën e parë të vitit 2021. Po konsultojmë me Federatën sa i përket rregullores për të qenë pjesë e konkurrimit në kriteret teknike dhe do të vazhdojmë të hapur për konkurrimin publik”, tha kryebashkiakja e Shkodrës për mediat pas ndeshjes Tirana-Vllaznia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit