Bashkia Durrës çon 70% të taksave për plehra

Bashkia Durrës çon 70% të taksave për…

Bashkia Durrës e drejtuar nga Emiriana Sako përveçse vazhdon të ketë shumë mangësi në investimet që kërkon një qytet bregdetar, i shpenzon taksat tona pa kriteret. Në raportin ku paraqiten të ardhurat e Bashkive për vitin 2022 tregohet se Durrësi vetëm 40% të ardhurave i siguron nga taksat.

Në fakt taksat për operatorët turistik janë rritur, por se ku shkojnë këto para mund ta tregojë vetëm Sako. Ndërkohë, ajo që bie në sy është se këto taksa nuk përkthehen për investime, sepse përdoren vetëm për të pastruar mbeturinat, për shkak të keqmenaxhimit. Në raport thuhet se Bashkia Durrës ka paguar për plehrat në vitin 2022, gati sa 70% e të ardhurave që ajo mbledh nga taksat dhe tarifat në 2022.

Ndërsa, në  Bashkitë e tjera, shpenzimet për mjedisin nuk zënë më shumë se 10% të totalit, me Tiranën që e ka këtë tregues në 10% dhe Elbasanin, në 3.3%.

Bashkia e Durrësit, sipas burimeve të saj, gjeneron çdo ditë rreth 200 tonë mbetje, ose rreth 70 mijë tonë në vit. Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit. Pra çdo vit, Bashkisë së Durrësit do t’i duhen të paktën 2 milionë euro në vit vetëm për pagesën e koncesionarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit