Bashkia Durrës nuk kursehet, 53 milionë për “Syrin e Detit”

Bashkia Durrës nuk kursehet, 53 milionë për…

Bashkia Durrës ashtu si shoqja e saj kryeqytetase, nuk kursehet shumë kur vjen puna për shpenzime me paratë e taksapaguesëve. Kështu rezulton se kjo bashki ka organizuar një tender me numër reference REF-86153-02-05-2021 dhe me objekt “Rikonstruksion rruga Syri i detit”.

Në këtë tender kanë marrë pjesë 8 firma në garë, nga të cilat fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ERIL B&B dhe LLAZO për një vlerë prej 4,466,180 lekë të reja pa TVSH ose rreth 53 milionë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se pavarësisht se 2 kompani të tjera ofruan më pak, përsëri fitues u shpallën ERIL B&B dhe LLAZO.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit