Pjerin Ndreu formalizon blerjen e votës me kafshatën e bukës

Pjerin Ndreu formalizon blerjen e votës me…

Muaji i Ramazanit dhe Pashkët kanë qenë dy nga momente më të shumë pritura për besimtarët shqiptarë. Gjatë muajit të agjërimit një gjest human është shtrimi i iftarit (darkës) për një besimtar që nuk ka shumë gjendje ekonomike. Nga ana tjetër kremtimi i pashkëve shoqërohet me gatime dhe në të dyja rastet, ushqimi është një nga pikat kryesore.

Mirëpo disa politikanë dukett se kanë arritur të shfrytëzojnë për qëllime elektorale festat fetare. I radhës dhe më një shfaqje jo shumë të hijshme, është dërgimi i pakove ushqimore te komuniteti rom dhe egjjiptian nga Bashkia e Lezhës. Sigurimi i ushqimit për këtë komunitet duhet të jetë i vazhdueshëm dhe secila bashki duhet të ketë qendra sociale për shpërndarjen e ushqimit.

Pakot me oriz, vaj e makarona janë fotografuar nga zyra mediatike e Pjerin Ndreut duke u shpërndarë nga përfaqësuesit e bashkisë. Bashkia thotë se ky është një akt solidar në ndihmë të shtresës me vështirësi ekonomiko-sociale, por mënyra sesi prezantohet ky solidaritet lë shije të hidhur.

Blerja e votës në mënyrë formale nuk mund të bëhet me pako ushqimore apo rritje pensionesh, ashtu siç po vepron sot qeveria shqiptare. Lufta për kafshatën e gojës nuk ekziston vetëm një muaj, por 4 vjet, aq sa pretendohet të merret mandat me një pako ushqimore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit