
Problemet dhe hallet për banorët e bashkive të vogla nuk kanë të sosur.
Në Pustec, bashkia më e vogël në vend, banorët nuk mund të sigurojnë dot drutë e zjarrit për periudhën e dimrit.
Familjet në nevojë dhe të moshuarit, janë shtesa që e ka më të vështirë sigurimin e bazës materiale për në dimës, ndërsa ndryshe nga vitet e shkuara, për këtë sezon Agjencia e Zonave të Mbrojtura nuk ka lejuar banorët të bëjnë dru në Parkun Kombëtar, për shkak të një ngërci me bashkinë e Pustecit që nuk po gjendet zgjidhje.
Sipas kryetarit të bashkisë, marrëveshja me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura nuk po zbatohet për shkak të kërkesës së tyre, që drutë e prera të grumbullohen në një fushë. Kjo kërkesë nuk mund të plotësohet thotë ai për shkak të mungesës së fondeve dhe punonjësve që duhen angazhuar pêr transportin e druve.
Por nëse bashkia nuk ka fonde për drutë e zjarrit, për çfarë ka pasur më shumë shpenzime? Pak kohë më parë, në Bashkinë e Pustecit u denoncuan punësimet nepotike, ku i gjithë fisi i kryetarit ishte i punësar, duke nisur nga vëllai, kushërinjtë, nusja vllait apo edhe burri i motrës. Për këtë rast, Pali Kolevski e justifikoi me faktin që nuk kishte banorë dhe ndaj ka marrë në Bashki gjithë fisin, ndërsa për hallet e banorëve, nuk ka dhënë ende një përgjigje, apo zgjidhje, se si do të vazhdojnë ata ta kalojnë dimrin.