Bashkia e Tiranë njoftim për abonetë, studentët do të kenë pika shitje të dedikuara

Bashkia e Tiranë njoftim për abonetë, studentët…

 Nesër troket muaji Nëntor, teksa Bashkia e Tiranës ka dhënë njoftim në lidhje me shpërndarjen e aboneve për këtë muaj. Sipas institucionit, pikat e shitjes së aboneve te përgjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit, ndërsa për studentët do të kete pika shitje të posaçme.

Njoftimi i Bashkisë së Tiranës: 

Informojmë qytetarët se, mbështetur në kuadrin ligjor në fushën e transportit për shërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve të transportit publik qytetës me bileta të pajtimit mujor (abone), sipas Udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 3743, datë 10.7.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve, të ndryshuar), pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.

Pikat e shitjes së aboneve te përgjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit.

Pajisja me Kartelën e Pajtimit Mujor (Abone Studenti) bëhet në pikat e mëshposhtme:

– Kioska tek Ushtari Panjohur, rruga  “Ludovik Shllaku”;

– Kioska tek 9 – katëshet, rruga “Barrikadave”;

– Kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”;

– Kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”.

Vëmendje: Gjatë paraqitjes në këto pika të jeni të shoqëruar me Kartën e Studentit, si edhe foton, sipas udhëzimit nr. 3743, datë 10.07.2017 (i ndryshuar).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit