Bashkia e Tiranës, 700 milionë në dy tendera të dyshimtë

Bashkia e Tiranës, 700 milionë në dy…

Bashkia e Tiranës ka dhënë dy tendera me garë formale për mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit publik, ku ka garuar vetëm një subjekt dhe është shpallur fitues.

Bëhet fjalë për kompaninë “ITE Group”sh.p.k, e cila ka siguruar nga Bashkia e Tiranës një tender me vlerë 39.198.200 (tridhjetë e nëntë milion e njëdind e tridhjetë e tetë mijë e dyqind lek) për mirëmbajtjen e ndriçimit publik dhe që mban datën 11 maj 2020.

Ndërkohë, po në të njëjtën datë, kjo kompani është shpallur fituese dhe për tenderin për blerjen e materialeve për ndriçim me vlerë 30.642.000 (tridhjetë milion e gjashtëqind e dyzetë e dy mijë lek).

Siç vihet re dhe nga dokumentet e Drejtorisë së Përgjithëshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Rrugor, Tiranë, i vetmi operator konkurues në garën për këto dy tendera ka qenë “ITE Group”sh.p.k.

Tenderat kanë garë dhe ofertues, këtu është një i vetëm. Të dyja tenderat në të njëjtin institucion nga e njejta firmë.

Vetë procedura dhe njoftimi i fituesit ngre dyshime të forta për të tender të paravendosur. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit