Bashkia e Tiranës 'dërrmon' biznesin me taksa, fatura deri në 64% më shtrenjt (Video)

Bashkia e Tiranës ‘dërrmon’ biznesin me taksa,…

Faturës së bizneseve në kryeqytet pas dëmit të shkaktuar nga Covid-19 i shtohet dhe fatura e taksave lokale të këtij viti. Fatura këto që kanë qenë të rritura për shkak të shtrenjtimit të tarifave të pastrimit pas një vendimi të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Sipas këtij vendimi tarifat e pastrimit për subjektet që veprojnë në kryeqytet u rritën me 15-64 për qind. Bashkia e Tiranë e ka argumentuar nevojën për rritjen e taksave me justifikimin që të lehtësohet mbulimi i kostove, të cilat janë në rritje çdo vit, por edhe për shkak të rritjes së shërbimit për zbatimin e kontratës koncesionare të inceneratorit.

Kështu, për kryeqytetasit kjo tarifë bëhet 5750 lekë në vit, nga 5000 lekë që ishte më parë. Për kategoritë e biznesit me pakicë me xhiro deri në 2 milionë lekë kjo tarifë është rritur në 5 mijë e 750 lekë në vit, nga 3500 lekë në vit që ishte më herët, duke shënuar një rritje prej 64%.

Për bizneset me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë, kjo tarifë është rritur me 1500 lekë, ndërsa për disa kategori biznesi, tarifa vjetore e pastrimit është 85 mijë e 100 lekë, nga 74 mijë lekë që ishte në vitet e mëparshme, me një rritje prej 15 për qind

Sipas parashikimeve të Bashkisë së Tiranës pritet që arkëtimi i tarifës së pastrimit për kategorinë familjarë dhe subjektet tregtare të jetë 17% më i lartë se ai në vitin 2019. Bashkia e kryeqytetit pret të mbledhë përgjatë vitit 2020 gati 2.2 miliardë lekë nga kjo tarifë./ORA/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit