Foto/ Iritohen qytetarët me shkarravitjen e tabelave rrugore: Po Lalin pse nuk e kap ligji?

Foto/ Iritohen qytetarët me shkarravitjen e tabelave…

Bashkia Tiranës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i vet quajtur  “Lali”, janë një model fantastik i realizimit të punëve të kota, por me kosto marramendëse dhe aspak në shërbim direkt të komunitetit. E vetmja fushatë e suksesshme e kësaj bashkie dhe e kryebashkiak Lalit, është betonizimi i frikshëm kryeqytetit, në një kohë që projekte madhore ose kanë mbetur pas dore, ose presin ofertuesin më të majm.

Qytetarët janë koshjent se shumë rrugë dhe trotuare në Tiranë janë “për faqe të zezë”. Po ashtu, probleme si ndotja, zhurmat, mungesa e ujit të pijshëm, rritja e taksave pa asnjë shpjegim, gjobat, mungesa e parkimeve dhe sidomos e hapësirave të gjelbra, që dita ditës pushtohen nga betoni, janë punë që i janë mbivendosur bashkisë së drejtuar nga Lali, me votat e pakicës së pakicës.

Por deri tani Lalit nuk i ka hyrë asnjë “gjemb në këmbë”, sepse suporti i fortë brenda qeverisë dhe ai jashtë vendit nga lobime në hije, e bëjnë më se miri punën.

E megjithatë, skandalet dhe problemet nuk mbulohen dot as me blerje mediash, goditje portalesh, apo sulme online të profileve në rrjetet sociale të atyre që mendojnë kundër apo thonë të vërtetën.

Ashtu si me korsitë e biçikletave që i ka ndërtuar atje ku ka dashur, pa asnjë studim, pa asnjë miratim apo pëlqim të komunitetit, Lali, ka bërë edhe me shumë punë në dukje të “vockla”, siç ishte Parku Rinia, por që kanë gëlltitur qindra miliona para të taksapaguesve që po e vëzhgojnë në heshtje…

E tillë është edhe kjo nismë më e fundit e bashkisë së Lalit, e cila ka harruar punët e shumta dhe ka vendosur të ngjyrosë ose të tallet me tabelat rrugore.

Këto të fundit mbrohen nga nene të caktuara të Kodit Rrugor shqiptar dhe i përshtaten atij ndërkombëtar. Ndryshimi, dizajnimi, deformimi, apo edhe tallja me këto tabela pjesë e sinjalestikës vertikale të trafikut rrugor, shkakton pasoja direkte dhe deri fatale te qarkullimi i automjeteve, si dhe rrezikon jetën e njerëzve, drejtues automjetesh apo këmbësorë qofshin./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”1″ display=”basic_slideshow” arrows=”1″]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit