Bashkia e Tiranës me dy standarde, ja si favorizohen disa ndërtues oligarkë të zënë trotuaret dhe rrugët

Bashkia e Tiranës me dy standarde, ja…

Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj, kanë nisur të ndryshojnë me shpejtësi pamjen dhe konfortin e kryeqytetit, por për keq! Babëzia e betonizimit është aq e madhe, sa që nuk po njeh më as kufij ligjor dhe as respektim distancash për trotuaret dhe rrugët.

Ndërkohë që Bashkia dhe Lali shtojnë hapësirat e ndërtimeve, nga ana tjetër po ngushtojnë dita-ditës hapësirat publike, madje edhe rrugët e trotuaret.

Një pjesë e ndërtuesve kushtëzohen të respektojnë rigorozisht ligjet e ndërtimit në kryeqytet, ku 60% e lejes së shfrytëzimit lejohet për të ngritur objektin dhe 40% për të krijuar ambient të gjelbër ose rekreativ.

Por nga ana tjetër bashkia Tiranë, për klientët e saj preferencial ndjek edhe dopio standard, duke i favorizuar ata që të shfrytëzojnë 100% hapsirën e lejes së shfrytëzimit, e madje ta tejkalojnë atë ndonjëherë edhe në kurriz të rrugëve edhe trotuareve.

Bashkia Tiranë dhe Lali Eri mund të nxehen disi për këtë argument që po përmendim, e madje edhe mund të na akuzoje për shpifje, por ne nuk po sajojmë asgjë dhe vetëm po sjellim fakte të mbështetura mbi prova fotografike.

Disa ekspertë të urbanistikës, emra të njohur në fushën e arkitekturës, kanë sjellë në adresë të “Gazetaatdheu.com” disa foto ku tregohen objekte të ndryshme në Tiranë, në ndërtim e sipër. Disa pallate i kanë respektuar distancat e ndërtimit, sidomos nga trotuaret dhe rrugët, por disa të tjerë kanë “përlarë” gjthë trotuarin, madje kanë shkuar në buzë të rrugës (fotot në fotogaleri).

Por Lali Eri në shumë raste ka lozur me dopjo standard te lejet e shfrytëzimit, ku në disa raste i ka shtyrë firmat ndërtuese 40 metra larg nga trotuari ekzistues, kurse në raste të tjera, ato u janë ngjitur karexhatës së rrugës.

Standardin e dyfishët Lali e ka ndjekur me objekte të ndryshme ndërtimi por të të njëjtës kompani. Për këtë po ju sjellim shembuj konkret:

Të njëjtës kompanie ndërtimi tek objekti që ajo po nge tek ish-Policia Bashkiake (ish-lulishtja pranë 21 Dhjetorit) në kryqëzimin e Rrugës së Kavajës me Rrugën “Muhedin Llagani”, bashkia ja ka shtyrë ndërtimin nga trotuari të paktën 5 metra. Por po e njëjta kompani në objektin që po ndërton përballë me QSUT-në, ngjitur me Tregun e Medresesë, jo vetëm që i ka dhënë të drejtën të zërë trotuarin, por të ndërtojë madje mbi trotuar.

Fotografia e Renaldo Bregu

E njëjta gjë është edhe tek kompleksi tek ish-ndërmarrja e Krijimit të Veprave të Artit, përballë pallatit me “Shigjeta”, është lënë e njëjta gjerësi trotuari siç ka qenë. Kjo praktikë është ndjekur sa herë që bëhen pallate të reja, ku trotuari dyfishohet në gjerësi, siç janë të gjitha pallatet përgjatë rrugës në Kombinat, që jo vetëm janë shtyrë deri në 40 m larg nga trotuari aktual, por edhe ky i fundit është mjaf i gjerë.

Fotografia e Renaldo Bregu

Edhe në rastin e bulevardit “Gjergj Fishta” nga njëri krah i Lanës, aty ku ndodhet “Hotel Hilton”, objekti i këtij të fundit është i shtyrë mjaftueshëm nga rruga dhe trotuari ekzistues ka gati 15 m gjerësi. Por e njëjta kompani e ndërtuesit Mihal Delijorgji, e cila ka ndërtuar një kompleks të madh pallatesh në këtë zonë, në një ndërtim që po bënë aktualisht pak më sipër këtij hoteli, me lejen e Bashkisë Tiranë, po ndërton buzë trotuarit ekzistues dhe madje e ka zënë totalisht atë.

Fotografia e Renaldo Bregu

Në këtë situatë, justifikimet zyrtare që jep Bashkia e Tiranës, por dhe Lali Eri në daljet e tij publike gjithë propagandë, janë se sa më shumë hapësirë publike të zihet nga privatët, aq më pak kosto ka Bashkia për t’i mirëmbajtur. Ndërkohë ajo që është edhe më absurde qëndron në fakti që Bashkia e Tiranës po u’a shet hapësirën publike ose po ua japim me qira privatëve, me synimin edhe të grumbullimit të taksave.

Fotografia e Renaldo Bregu

 

Në këtë mënyrë dhe me këtë shpejtësi betonizimi, Bashkia e Tiranës i ka nxjerrë kalimtarët në rrugë, njësoj si makinat, pasi në shumë vende hapësirat e trotuareve i ka shitur në mënyrë flagrante ose dhënë me qira pa marrë asnjë miratim nga qytetarët që janë dhe taksapagues njëkohësisht.

Fotografia e Renaldo Bregu

Modelin e shitjes së trotuareve që janë pronë e përbashkët e gjithë qytetarëve, Bashkia e Tiranës e ka treguar më së miri në rrugën “Don Bosko”. Aty trotuari edhe pse 10 metra i gjerë, është dhënë me qira nga Lali Eri në një kohë që banorët kalojnë në rrugë. Por pa diskutim që një pjesë e këtyre qytetarëve që dalin për të ecur në rrugë pasi nuk ka më trotuar, janë edhe votues të zhgënjyer të Lali Erit, ndërkohë që çdo ditë kontribuojnë me taksat e tyre për të mbushur xhepat e Bashkisë së Tiranës./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit