Mehmeti dhe Sabrina janë dy pensionistë banorë të zonës së Kombinatit në Tiranë.
Pallati i tyre u shemb pas tërmetit fatal të vitit 2019, dhe Bashkia Tiranë u kërkoi që të lirojnë apartamentet e tyre, duke i premtuar strehim. Sot e kësaj dite ata nuk kanë marrë banesat e premtuara dhe jetojnë me qira e cila përballohet nga pensioni që nuk u del.
Një qytetar i ka filmuar të dy të moshuarit duke treguar atë që po përjetojnë.
Mehmeti 81-vjeç, thotë se shtëpitë sociale i kanë marrë njerëz të cilët nuk jetojnë fare në Shqipëri: “Kanë marrë tre familje shtëpi, janë të rinj. Nga ata njëri jeton në Itali, dy jetojnë këtu. Neve as që i bie ndërmend njeriu të na i japë shtëpitë, jam me qira.”
Nga ana tjetër nënë Sabrina e cila është jetime e shtëpisë së fëmijës, tregon se ka 6 vite që sillet rrugëve, në pritje të telefonatës nga zyrtarët e bashkisë, të cilët pret ta njoftojnë për shtëpinë e re që iu premtua.
“Enveri na dha shtëpi, Edi Rama na i mori shtëpitë. Unë po rri akoma rrugëve, nuk kam marrë shtëpi kam 6 vite. Unë jam e shtëpisë së fëmijës, duhet të më kishin dhënë të parës shtëpi. Ata e kanë harruar numrin,” shkruan ajo.
Këta banorët kërkojnë që premtimet e dhëna të mbahen dhe shtëpitë që iu shembën t’i rijepen në një vend tjetër.
Mesazhi i plotë i denoncuesit:
“Banorët e Pallatit 105 pensionist xha Mehmeti 81-vjeç, dhe Sabrina e vetmuar jetime e shtëpisë së famijës, jetojnë me qira. Qeveria pati premtuar se do t’i jepte përparësi invalidëve dhe të vetmuarve, por që nuk është zbatuar tek këto dy pleq, sepse stë lenë rryshfetet dhe njohjen që kanë familjet e tjera në bashki. Unë jam komshi i tyre, u thashë do u marrë në untervistë dhe t’ua çoj Jetës Është Qef. Këta janë dëshmitarë që flasin që janë të braktisur, dhe nuk u kanë dhënë përparësi. Jetojnë me qira se kanë mbetur pa shtëpi. Për momentin bashkia ka futur te pallatet e reja nja 250 familje nga 1 100 familje pa strehë.”
<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/dv9OEfXEw-Q?si=jPvRpvTJICYREm4n” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>