Bashkia nis shembjet pa bërë shpronësimet/ Banorët e Spitallës: S’kemi marrë pagesat

Bashkia nis shembjet pa bërë shpronësimet/ Banorët…

Bashkia Durrës ka rinisur shembjen e shtëpive në Spitallë në kuadër të projektit të zgjerimit të aksit që e lidh zonën mes Universitetit dhe Shenavlashin, por kërkojnë të shpronësohen. Ky projket ishte pezulluar për shkak se kur nisën punimet, banorët kundërshruan prishijen e banesave të tyre, pasi qeveria nuk iu kishte dhënë pagesën e shpronësimit.

Edhe sot që flasim procesi i shpronësimit nuk ka përfunduar, por janë prishur disa objekte në rrugën “Miqesia” në lagjen nr 15, Spitallë. Banorët tregojnë se atyre iu dëmtohet dhe toka bujqësore nga ky projket, prandaj para pak ditësh ata zhvilluan një protestë dhe deklaruan se nuk do të lejojnë ndërhyrjet nëse nuk kompensohen.

Por edhe pse kanë marë premtimin për t’u dëmshpërblyer, banorët pohojnë se ju është njohur një sipërfaqe më e vogël edhe pse disponojnë dokumenta të rregullta te legalizimeve. Ata tregojnë se nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit