Bashkia Shijak mbeturinat e qytetit i hedh në lumë

Bashkia Shijak mbeturinat e qytetit i hedh…

Prej më shumë se një viti, Shijaku po përballet me një situatë kaotike sa i takon menaxhimit të mbeturinave.

Tva News e ka ndjekur nga afër situatën kaotike si në qytet, ashtu edhe në zonat rurale. Ajo që konstatohet është se kudo mbeturinat janë të papastruara.

Pavarësisht denoncimeve të shumta të banorëve, pushteti lokal nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e mbeturinave. Së fundmi Bashkia Shijak  dhe kryetari i saj Elton Arbana, janë  vendosur në qëndër të vëmendjes.

Për të zgjidhur problemin, duket se alternativë është gjetur krijimi i një landfilli të paligjshëm në natyrë. Firma AMR e kontraktuar për pastrimin e qytetit, ka bërë një masakër mjedisore në fshatin Hardhishtë.

Mbeturinat janë hedhur pa kriter në anë të lumit të fshatit, duke ngritur shqetësim te banorët për përhapjen e sëmundjeve infektive.

Në një intervistë për mediat, kryebashkiaku Arbana mundohet ta mohojë një gjë të tillë, pasi thotë se është mashtrim duke shtuar se plehrat sillen në landfillin e Sharrës. Por në fund e pranon duke thënë se do të merren masat e nevojshme.

Ky nuk është rasti i parë që kryebashkiaku pohon këtë gjë, por situata0 në terren tregon se premtimet e dhëna në të shkuarën nuk janë mbajtur. Banorët të shqetësuar kërkojnë marrjen e masave urgjente për pastrimin e mbeturinave.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit