“Bashkia s’të fal për bidonat por karrotreci mungon kur bllokohen garazhet”

“Bashkia s’të fal për bidonat por karrotreci…

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një situatë që, sipas tij, tregon një standard të dyfishtë në menaxhimin e hapësirave të parkimit në qytet.

Ai ka treguar se kur banorët njoftojnë Bashkinë e Tiranës për automjetet që parkojnë para garazheve dhe bllokojnë hyrje-daljet e banesave private, shërbimi i karrotrecit nuk ndërhyn për largimin e tyre.

Por, sipas qytetarit, mjafton që banorët të vendosin disa bidona me ujë dhe karrige për të penguar parkimin e makinave në atë hapësirë dhe ndërhyrja është e menjëhershme. Ditën e sotme punonjësit e Policisë Bashkiake kanë shkuar në lagje dhe kanë hequr bidonat e ujit së bashku me karriget e vendosura për bllokimin e hyrjeve-daljeve nga banesa.

Kur lajmërojmë Bashkinë për makinat që bllokojnë hyrjen e garazhit, karrotreci nuk vjen. Por kur vendosim bidona që makinat të mos parkohen, vijnë dhe i heqin bidonat bashkë me karriget”, shprehet qytetari.

Ai thekson se bidonat nuk pengojnë kalimin e këmbësorëve, ndërsa makinat e parkuara në atë hapësirë bllokojnë hyrjen dhe daljen e garazhit.

Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të zgjidhur problemin pasi kjo situatë s’mund të vazhdojë më kështu.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit