Bashkia Tiranë “i fal” 420 milionë RAFIN COMPANY, edhe pse ofroi 126 milionë më shumë se të tjerët

Bashkia Tiranë “i fal” 420 milionë RAFIN…

Vazhdojnë përsëri tenderat e dyshimtë në Shqipëri. Këtë herë bëhet fjalë për vetë bashkinë Tiranë e cila me sa duket ka filluar përsëri te japë tendera jo shumë “të pastër” ndaj kompanive që në media referohen si klientë të saj. Më konkretisht bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-95892-05-19-2021 që ka si objekt “Mirëmbajtje e rrjetit elektrik, hidraulik dhe dyer të brendshme në Konviktet e Shkollave të Mesme, Bashkia Tiranë”.

Vihet re se fondi limit i kësaj procedure prokurimi është 35,914,407 lekë të reja me TVSH ose rreth 420 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke i hedhur një sy dokumentave të tenderit, shikohet se ka disa fakte që ngjallin dyshime. Së pari firuese është shpallur firma “Rafin Company” me vlerë të ofruar 34.949.983 lekë të reja pa TVSH ose rreth 420 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por shikohet se në garë kanë marrë pjesë edhe 4 kompani të tjera, nga të cilat njëra prej tyre ka ofruar gati 126 milioanë lekë të vjetra me TVSH më pak se “Rafin Company” e megjithatë u skualifikua.

Së dyti, vihet re se 4 kompani pjesëmarrëse kanë ofruar thuajse të njëjtën vlerë, çka ngjall dyshime për fitues të paracaktuar sipas praktikave ndërkombëtare të prokurimit. Së treti, ëmbëlsira për në fund, shihet se “Rafin Company” e drejtuar nga Renido Petritaj ka ofruar thuajse të njëjtën vlerë me fondin limit të tenderit, përkatësisht vlera fituese është sa 97.31%. Të gjitha këto sa më sipër, sugjerojnë për një tender të dyshimtë ku ka gjasa se fituesi ka qenë i paracaktuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit