Bashkia Tiranë tjetër tender të dyshimtë, 230 milionë për dritare

Bashkia Tiranë tjetër tender të dyshimtë, 230…

U bë një farë kohe që Bashkia Tiranë kishte rënë në qetësi përsa i përket tenderave. Si duket vendin e saj e zunë institucionet e tjera shtetërore duke e lënë bashkinë e kryeqytetit në një farë qetësie. Mirëpo duket se kjo situatë nuk ka zgjatur shumë dhe përsëri ky institucion “ka bërë goditjen e rradhës”. Më konkretisht bëhet fjalë për një tender të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike Tiranë, në varësi direkte të Bashkisë Tiranë.

Tenderi në fjalë ka si objekt “Furnizim vendosje dritare dhe vetrata në objektet shkollore dhe parashkollore” dhe ka si fond limit shifrën prej 19,979,164 lekë të reja pa TVSH. Duke hulumtuar dokumentacionin përkatës të këtij tenderi vihet re se në të kanë marrë pjesë 6 kompani. Bie në sy një fakt i çuditshëm. Të gjitha firmat kanë ofruar thuajse të njëjtën vlerë të përafërt me njëra-tjetrën. Ky fakt në literaturën ndërkombëtare njihet si fakt i dyshimtë, pasi një sjellje e tillë e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës mund të shpjegohet në rastin kur fituesi është i paracaktuar.

Në fakt shikohet se fituese është shpallur firma “Ndregjoni” në pronësi të Xhetan Ndregjoni për vlerën 19,280,940 lekë të reja pa TVSH ose rreth 230 milionë lekë të vjetra me TVSH. Shikohet ndërkaq se njëra nga firmat pjesëmarrëse, ndonëse ka ofruar vlerë të përafërt, përsëri vlera e saj ka qenë më e ulët se firma fituese. E megjithatë ky fakt nuk e ka penguar firmën “Ndregjoni” që të shpallet fituese. Jo vetëm kaq, por vihet re se firma fituese ka ofruar një vlerë thuajse identike me vlerën e fondit limit. Më konkretisht kjo vlerë është sa 96.5% e fondit limit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit