Bashkim Ulaj vazhdon të 'thithë' tendera, këtë herë merr 2.5 milion euro

Bashkim Ulaj vazhdon të ‘thithë’ tendera, këtë…

Kompania “4 AM”, e Bashkim Ulajt vazhdon që të thithë tendera me shuma marramendëse. Me 20 nëntor të këtij viti, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka nënshkruar kontratë me bashkimin e operatorëve ekonomikë “4 AM” dhe “Bonus” sh.p.k., që ka si objekt ndërtimin e segmentit “Rruga e Malit të Shenjtë, Mali i Tomorrit Loti 2”.

Ky tender vjen fill pas atij të 6 nëntorit 2020, ku Bashkim Ulaj me anë të kompanisë “4 AM”, lidhi kontratë me Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj i dha fondin prej 305 milion lekësh të reja pa tvsh, për ndërtimin e 14 objekteve arsimore në kuadër të projektit të ‘Rindërtimit’. Afati kohor i përfundimit të punimeve është brenda 13 muajve.

Por më qesharakja në tenderin e Bashkisë së Tiranës, ishte fakti se në garë mori pjesë edhe kompania “Gener 2”, që është po në pronësi të Bashkim Ulajt. “Gener 2” është shumë e suksesshme në përfitimin e tenderëve më fonde publike, ku nuk kanë munguar as skandalet. E zhytur në llumin e korrupsionit, kompania “Gener 2”, nuk është shfaqur shumë në gara tenderimesh, kështu që Bashkim Ulaj shpiku kompaninë tjetër “4 AM”, që të vazhdojë përvetësimin e fondeve publike me anë të tenderave të dyshimta.

Agjencia e Prokurimit Publik në gusht të këtij viti përjashtoi nga pjesëmarrja në tendera publik për 2 vite kompaninë “4 AM” shpk, e përfolur si përfituesja e tenderit të dyshimtë të lotit të 3 të rrugës së Porto Romanos.

Procedimi administrativ i cili mban datën 4 gusht 2020, ka nisur pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit të datës 27.07. 2019, ku vërtetohet se kjo kompani ka keqinformuar për qëllime kualifikimi në procedurën e tenderimit të zhvilluar nga AK, sa i takon vetëdeklarimit mbi mosangazhimin e inxhinierëve të kërkuar.

Gjithashtu po në bazë të kësaj shkrese ndaj kompanisë “4 A-M”, Agjencia e Prokurimit Publik ka nisur dhe procedimin administrativ pas marrjes së informacionit nga Inspektorati i Punës se në periudhën 15.09. 2019 ndaj tij janë marrë masa administrative me gjobë ndërsa operatori merrte pjesë në 3 prokurime publike.

Një ditë pas kësaj goditje, në orën 10:00 të datës 5 gusht 2020, administratori i firmës “4-AM ”, Ardit Metaliaj, dorëzoi në APP, Vendimin Nr. 93, datë 05.08.2020 të Gjykatës Administrative të Apelit, me të cilin gjyqtari Avni Sejdi pezullon zbatimin e vendimit të APP, deri sa të bëhet gjykimi.

Pas vendimit të gjykatës, firmës “4-AM shpk” nuk i ndalohet të marrë pjesë në tenderë e PPP; sepse me firmën e gjyqtarit Avni Sejdi dhe me vulën e drejtësisë që ai e përdor si vulë private; kjo firmë nuk figuron e dënuar për mashtrim e falsifikim dokumentesh./Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit