Bashkimi Europian i shpall “luftë” TikTok-ut

Bashkimi Europian i shpall “luftë” TikTok-ut

Për të forcuar sigurinë kibernetike të Komisionit, bordi i brendshëm i menaxhimit të Komisionit ka vendosur të pezullojë përdorimin e aplikacionit TikTok në pajisjet e tij zyrtare, si dhe në pajisjet personale të regjistruara në shërbimin celular të Komisionit.

Kjo masë synon të mbrojë Komisionin nga kërcënimet dhe veprimet kundër sigurisë kibernetike, të cilat mund të përdoren për sulme kibernetike kundër mjedisit zyrtar të Komisionit. Zhvillimet në sigurinë e platformave të tjera të mediave sociale do të jenë gjithashtu nën shqyrtim të vazhdueshëm.

Masa është në përputhje me politikat strikte të brendshme të sigurisë kibernetike të Komisionit në lidhje me përdorimin e pajisjeve celulare për komunikime të lidhura me punën. Ai plotëson këshillat e vjetra të Komisionit për stafin për të zbatuar praktikat më të mira kur përdorin platformat e mediave sociale dhe për të mbajtur një nivel të lartë të ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike në punën e tyre të përditshme.

“Komisioni është i përkushtuar të sigurojë që stafi i tij të jetë i mbrojtur kundër kërcënimeve në rritje kibernetike dhe incidenteve kibernetike. Prandaj, është detyra jonë t’i përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur alarmeve të mundshme të sigurisë kibernetike”, thuhet në deklaratë.

Pezullimi i sotëm i përdorimit të aplikacionit është një vendim i brendshëm i shërbimit, i kufizuar rreptësisht në përdorimin e pajisjeve të regjistrusra në sherbimin e pajisjeve celulare të Komisionit. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit