Bashkimi Europian rregullon me ligj Inteligjencën Artificiale

Bashkimi Europian rregullon me ligj Inteligjencën Artificiale

Ligjbërësit e Bashkimit Europian pas gati 37 orësh diskutimesh kanë ndërmarrë hapa ligjorë për të rregulluar me ligj inteligjencën artificiale. Në mënyrë që të ketë një kontroll mbi teknologjinë artificiale dhe vendosjen e limiteve për mbrojten  e privatësisë.

Ligji i ri për Inteligjencën Artificiale do të mundësojë që aplikacionet që përdorin inteligjencën artificiale të mos shkaktojnë dëme tek të dhënat e përdoruesve apo jo përdoruesve të kësaj teknologjie. Ky klasifikim do të jetë i përfishirë mbi tre kategori, në praktikat e ndaluara që bien ndesh me ligjet e Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare ku përfshihen aktivitete që do të çonin në kanosjen fizike të personave, në sistemet me rrezikshërinë e lartë që për shkak të sigurisë nuk duhen të jenë të kompromentuara nga inteligjenca artificiale dhe nxjerrja e të dhënave nga sistemet e inteligjencës artificiale.

Ky ligj përfshin edhe rregullimet e algoritmeve të inteligjencës artificiale për shkak të humbjes së kontrollit nga ana e programuesve në modifikimin e algoritmeve përkatës që janë në inteligjencën artificiale.

Kjo nuk do të thotë që bisneset do të jenë të limituara përkundrazi ligji parashikon politika që favorizojnë bisneset në përdorimin e inteligjencës artificiale dhe zgjerimin e bisneseve përmes inteligjencës artificiale.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se ky është një nga ligjet më unike në botë ku duhet pasur besim maksimal nga të gjitha palët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit