Bashkitë bëjnë namin me tenderat korruptivë/ Dështojnë në mbledhjen e taksave “për të fortët”

Bashkitë bëjnë namin me tenderat korruptivë/ Dështojnë…

Korrupsioni në pushtetin vendor sa vjen dhe bëhet më i dukshëm. Për 9 muajt e parë të vitit 2023, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, bashkitë në Shqipëri kanë shpenzuar 45.7 miliardë lekë për tendera korruptivë, ose e thënë ndryshe 7.2 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Pra e kthyer në përqindje, të ardhurat u ulën me 3.5%, ndërsa  shpenzimet u rritën me 19%.

Por ndonëse shpenzimet për tenderat me “flamur të kuq” kanë qenë shumë të larta, bashkitë kanë dështuar në mbledhjen e taksave për ata që në zhargon njihen si “të fortët”.

Për këtë kategori, taksat e banesës dhe ato që përkojnë me pastim-gjelbërimin nuk janë mbledhur, duke sjellë në buxhetin e bashkive një humbje prej 3,5 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.

Por një tjetër faktor korruptiv, që ka zhytur bashkitë është edhe paga e lartë për punonjësit e tyre. Rrogat e këtyre të fundit rriten nga viti në vit, për të bërë propagandën e pushtetit dhe për të mbushuar faqet e Facebook-ut të kryetarëve të tyre. Ndërsa për të justifikuar humbjet e mëdha, ulin numrin e familjeve që marrin ndihmë ekonomike, me pretendimin se ata kanë lavatriçe, frigorifer e televizorë.

Ky korrupsion i madh, mund të sjellë edhe në falimentin e një sërë bashkive, kryesisht atyre të vogla, ku edhe numri i popullsisë është më i reduktuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit