Bashkitë rrisin punësimet në administratë për qëllime elektorale, shërbimet jepen online

Bashkitë rrisin punësimet në administratë për qëllime…

Ndonëse shërbimet më të shumta kanë kaluar online, bashkitë e vendit vijojnë të rrisin numrin e punonjësve të administratës. Gjatë vitit 2022, periudhë e cila lidhet me fazën përgatitore për zgjedhjet e 14 majit, bashkitë shtuan rreth 1860 të punësuar të tjerë. Në total numri i të punësuarve shkoi në 36 mijë e 663 shifër kjo 5.3% më e lartë se në vitin 2021.

Të dhënat nga Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë tregojnë se Shkodra pati numrin më të lartë të të punësuarve gjatë vitit të shkuar me 427 individë të rinj. Lista pasohet nga Tirana, Kamza dhe Bashkia Memaliaj. Me gjithë reformën administrative të 2014-s, qëllimi i së cilës ishte rritja e eficencës në shërbime dhe ulja e numrit të të punësuarve për të reduktuar kostot, pak nga këto qëllime kanë gjetur zbatim 8 vite më pas.

Numri i të punësuarve në pushtetin vendor nga më pak se 20 mijë para reformës është rritur me 86 për qind, ndërsa një sërë raportesh tregojnë se bashkitë kanë bërë pak për ofrimin e shërbimeve publike. Qëllimi i tyre duket se është vetëm punësimi i njerëzve që në çdo zgjedhje u sigurojnë vota për partinë e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit