Bastet sportive i lihen në dorë Fidel Yllit dhe Amando Dukës, Rama: Do krijojmë Bord

Bastet sportive i lihen në dorë Fidel…

Bastet sportive do të kenë një Bord Administrimi që do të mbikqyren nga qeveria. Edi Rama ka njoftuar se caktimi i kofiçentëve do të bëhet nëpërmjet një bordi, ashtu siç caktohet çmimi i naftës apo siç caktoheshin çmimet e ushqimeve. Këtë kompetencë kryeministri do t’ja lërë në dorë dy personave, Fidel Yllit dhe Armando Dukës.

Fidel Ylli në cilësinë e presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Armando Duka si president i Federatës Shqiptare të Futbollit do të jenë personat që do të administrojnë bordin dhe do të përzgjedhin njerëzit që do të vendosin kofiçentët e basteve sportive. Ylli dhe Duka, praktikisht do të bëjnë atë që bënte dikur Ervis Martinaj në menaxhimin e llotove.

Do kemi një bord kombëtar mbikëqyrës, kreu i KOKSH, ai i FSHF-së etj, do jenë aty për të bërë ndarjen e të ardhurave për sportin dhe kulturën. Fondi është i konsiderueshëm, kjo sipas parashikimeve. Lëvizja sportive nga poshtë, me të gjitha federatat do ketë rritje”- tha Rama.

Fidel Ylli dhe Armando Duka kanë qenë dy nga zyrtarët pro rihapjes së basteve, kjo sipas tyre do të ndihmonte sporti. Pas mbylljes së basteve të dy zyrtarët u ankuan se u është ndërprerë një financim i rendësishëm, njëri në futboll e tjetri në sportet olimpike.

Bastet në Shqipëri u mbyllën nga Edi Rama më 1 janar 2019, me premtimin se do të kthenin në shtëpi te familjet e tyre burrat e varur nga bixhozi. Mirëpo është po sërish Edi Rama ai që do t’i rikthejë sërish këta të varur nga bastet, aty ku ishin më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit