Bastisën zyrën e PSD në Ali Dem, në kërkim babë e birë Arjan e Lorenc Telhallari

Bastisën zyrën e PSD në Ali Dem,…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja e dhunshme që ndodhi mesditën e sotme në zyrën elektorale të Partisë Socialdemokrate, në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku janë përfshirë shtetasi Arjan Telhallari dhe djali i tij, Lorenco Telhallari. Të dy janë shpallur në kërkim nga policia.

Sipas burimeve zyrtare, incidenti nisi pas një konflikti mes dy të rinjve. Pas përplasjes verbale, njëri prej tyre është futur në ambientet e PSD-së, ndërsa tjetri, Lorenco Telhallari, është kthyer në banesë. Më vonë, bashkë me të atin, janë rikthyer për të kërkuar të riun, i cili ndodhej ende në zyrë, duke shkaktuar përshkallëzimin e situatës.

Policia mbërriti pak minuta pas incidentit dhe konstatoi dëmtime në xhamin e zyrës, të shkaktuara nga sende të forta. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u sekuestruan gjithashtu dy fishekë luftarakë të paplasur. Dyshohet se Arjan Telhallari ka qenë i armatosur, por nuk ka përdorur armën. Mbetet e paqartë nëse fishekët i kanë rënë gjatë përplasjes fizike apo për ndonjë arsye tjetër.

Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet janë në kërkim të babait dhe djalit të përfshirë në incident.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit