Bastisja e spitalit Al Shifa në Gaza nga ushtria izraelite, vdesin 6 foshnja të sapolindura

Bastisja e spitalit Al Shifa në Gaza…

Forcat ushtarake Izraelite kanë bastisur spitalin Al-Shifa. Ata kanë pretenduar që ky operacion ka qenë kundër grupimit Hamas. Forcat e Izraelit kanë deklaruar se ka gjetur një qendër operacionale me armatime brenda spitalit Al-Shifa.

Ndërkohë Hamasi ka mohuar që operon në spitalin Al-Shifa taksa organizata botërore e shëndetësisë nëpërmjet përfaqësuesve të saj shprehet e shqetësuar për këtë bastisje në spitalin Al-Shifa nga ana e forcave izraelite.

“Unë jam i tmerruar dhe tepër i shqetësuar nga bastisja e forcave izraelite për shkak të stafit dhe pacientëve dhe njerëzve që kemi humbur kontaktet” – ka deklaruar Martin Griffiths, shefi i humanitar i OKB.

Rushdi Abualouf një gazetar i BBC ka thënë se sipas informacioneve të mbledhura brenda spitalit 6 tanke dhe 100 ushtarë izraelitë kanë hyrë në spitalin Al-Shifa duke pyetur pacientët dhe stafin duke u kërkuar të gjithë meshkujve nga mosha 16 vjeç deri në 40 vjeç që të lënë ambientet e spitalit.

“Spitali ka qenë pa energji dhe ujë, të martën operacionet janë kryer pa anestezi me pacientë që bërtisnin nga dhimbjet, doktorët nuk ishin në gjendje të ndimonin një pacient me djegie dhe është lënë të vdesë gjithashtu 6 foshnja të lindura parakohe kanë vdekur ditët e fundit” – ka thënë Ahmed El Mokhallalati dokor në spitalin Al-Shifa.

Thirrjet për armëpushim janë rritur kohët e fundit, teksa ndaj Benjamin Netanjahu ka pasur thirrje për t’u larguar nga pushteti edhe nga vetë qeveria dhe partia e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit