BATUTAT/ Nipi i shoferit të Mbretit Zog replikon me Gjuzin në Kuvend për ‘Fronin’

BATUTAT/ Nipi i shoferit të Mbretit Zog…

Në mbi 1 orë fjalim, Edi Rama ka kohë të merret edhe me batuta me deputetin Kujtim Gjuzi.

Kur po fliste për koalicionet dhe votat e partive, Rama, nipi i shoferit të Mbretit Zog,  gjeti reagimin e deputetit Gjuzi.

Ky i fundit u nxeh kur Rama tha se ka disa parti që kanë marrë më pak se 300 vota.

Kaq mjaftoi që Gjuzi të bërtasë nga vendi.

Rama i tha se Gjuzi në fakt ka marrë rreth 30 vota.

DEBATI

Edi Rama: Formula jonë e koalicioneve nuk është askund. Kam pyetur Gjiknurin dhe të tjerët, ku është ky model? Në Google të gjitha kërkimet kanë dështuar. Një koalicion ku jemi edhe parti më vete edhe listë e përbashkët, nuk ekziston, është një prodhim vendas. Pyesim palën tjetër, ku ekziston ky koalicion? Në një libër, kështu na thanë në një libër. Kemi parti ne këtu në Shqipëri që marrin prej vitesh 1/4, 1/5, 1/10 në raport me firmat e themelimit të tyre, kemi parti që marrin 300 vota. Me 300 vota. 

Kujtim Gjuzi: Për kë e  ke fjalën.

Edi Rama: Ti je i falur edhe po të marrësh 30 vota se aq ke marrë. E dimë që s’jemi në kushtet e një referendumi se është mbyllur. Ata të respektojnë se e dinë shumë mirë që ti jo fronin nuk merr, po as karrigen tënde në kuvend. Por si për çdo çudi tjetër, edhe për këtë u gjet Lulzim Basha. Donim thjesht të diskutonim në KP, që të mos ngelej bam e bum në Kuvend. Do ndalohen koalicionet se kështëu është puna, jo mor jo.

(Kujtim Gjuzi flet nga vendi)

Gramoz Ruçi: Do të të nxjerr jashtë, tërhiqu tamam.

Edi Rama: Sulmo dhe tërhiqu, t’i kërkosh këtë të tërhiqet është t’i kërkosh të shkojë kundër rregullave të jetës. (Gjuzit) merr frymë.

Thonë që ky është për Kodin e Praktikave të Mira. Por, po është një Kod, i vitit 2002. E mori Venecia për ta parë, por flitet si praktikë e mirë që ndryshimet që lidhen me zgjedhjet jo më vonë se një vit para zgjedhjeve. S’po hyj tani me data. Por po them, po kjo e 5-qershorit ça është kjo…? Po kjo s’është e njëjta gjë? Edhe për më tepër, kjo bëhet në Kuvend, jo jashtë. Por këta thonë merrni me qira një sallë, se edhe si godinë nuk e njohim Parlamentin. Kanë probleme edhe me godinën. Ralf, nëse PS në këtë proces nuk ka marrë asgjë, nëse PD ka marrë jo pak, nëse ju keni marrë po ashtu, jo pak në raport me ato që keni kërkuar, kjo duhet të të bëjë të reflektosh, që kur s’i kërkoj unë apo PD të gjithë, se po thashë PS se s’dukesh si miu me elefantin por si milingona me Himalajet. Vota me logjikë jo me zemër për 5-qershorin është detyrim. Pikërisht pse t’i se kupton këtë do të mbetesh i vogël, dhe pikërisht se ne e kuptojmë do të jemi gjithmonë të mëdhenj.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit