BATUTAT/ Parlament me gallata, Balla i thyen zemrën Alimadhit, Gjuzi i thotë ‘të dua’ Ruçit

BATUTAT/ Parlament me gallata, Balla i thyen…

Edhe pse sot në Parlament ishte një seancë me rëndësi të veçantë, duke qenë se u votuan ndryshimet kushtetuese, dupeutetët nuk ngurruan të lëshojnë dhe batuta mes tyre.

Ai që e nisi ishte deputeti Adriatik Alimadhi, që u fye nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Balla iu drejtua Alimadhit duke i thënë se nuk kishte parë në jetën e tij si ai, dhe kjo frazë nuk i ka pëlqyer Alimadhit, që tha se kishte raporte të veçanta me Ballën.

Adriatik Alimadhi-Ballës: Nuk e prisja nga ti që të më thoje që jam i çuditshëm se kemi patur koefidenca bashkë. Këtë nuk e prisja dhe ndihem i fyer. S’jam servil unë.

Diçka tjetër interesante, ishte sfida që Alimadhi hapi për deputetin Myslym Murrizi. Ai e akuzoi se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.

Adriatik Alimadhi-Murrizit: E ke thënë nja shumë herë që kam qenë zv/ministër, kam qenë dhe jam krenar. Se flisni edhe për të shkuarën time, që e shkuarë komuniste. Ejani të shkojmë ta shohim.  Ejani të shohim edhe tuajën dhe kush është tërhequr zvarrë nga diktatura komuniste.

Ndërsa deputetët replikonin nga vendi, kryetarit të seancës, Gramoz Ruçit, ia mori vëmendjen një ndërhyrje e Kujtim Gjuzit. Ky i fundit, mbante në dorë një fletë formati ku mbi të shkruhej “I love you”, ose “të dua”. Gjuzi kërkonte fjalën, por Ruçi nuk ia dha, sepse sipas tij ky moment kishte skaduar.

Gramoz Ruçi: Kap një mikrofon aty tek dera e parlamentit dhe ik sqarohu. IT-ja hapja pak Gjuzit.

Kujtim Gjuzi: Zoti kryetar, ku është fjala ime si i pavarur?

Gramoz Ruçi: E kishe radhën por të iku se s’ishe këtu, Të kishe qëndruar të merrje fjalën. Vazhdojmë tjetri.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit